Berisha, apel per pajisjen me karta

14/04/2009 17:50

Kryeministri Sali Berisha e ka bere pjese te turit te tij paraelektoral apelin per pajisjen e qytetareve me dokumentat e identitetit.

Pas inaugurimit te nje shkolle ne periferine e Durresit, ne Spitalle, kryeministri u kerkoi kryetareve te komunave te zbatojne me korrektesi vendimin e qeverise per skemen e rimbursimit te kategorise qe merr ndihme sociale.

“I bej thirrje autoriteteve lokale te blejne kuponin e leternjoftimit per te gjithe qytetaret qe jane me ndihme ekonomike. Qeveria per secilin prej tyre do te paguaje 10 mije leke”, ka deklaruar Berisha.

Per kete shtrese dhe per pensionistet, leternjoftimi do te kushtoje 200 leke te reja, por ndryshe nga ata qe marrin ndihme sociale, pensionistet do te rimbursohen me 1 maj.

“Iu bej thirrje pensionisteve te marrin leternjoftimet. Qeveria me 1 maj, pervec shteses se madhe te pensioneve do vendose 10 mije leke shtese per karten e identitetit”, ka sqaruar kryeministri.

Pervec zgjedhjeve, pajisja me dokumentat e reja te identitetit, sipas kryeministrit Berisha, ka rendesi kryesore edhe per liberalizimin e vizave.

“Le te marrim leternjoftimet dhe pasaportat biometrike dhe une premtoj se vizat do te hiqen dhe do levizim te lire ne te gjithe Evropen”, ka theksuar Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha, mentaliteti dhe standartet europiane mund te arrihen nepermjet dijes dhe per kete arsye ai tha se gjate ketij mandati arsimimi, ndertimi i shkollave te reja, kabinetetet informatike dhe interneti ne shkolla kane zene vend te rendesishem te punes se qeverise.

Shkolla profesionale industriale ne Shkozet me 500 nexenes dhe konviktet e saj ku jane investuar 60 milione leke, eshte vleresuar si model per arsimimin profesional te te rinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA