Banda e Selites, rikthehet hakmarrja

14/04/2009 08:35

Zbardhet plotesisht vrasja e Ardian Tahirit, i cili u ekzekutua naten e se shtunes ne nje lokal te rruga “Irfan Tomini” ne Tirane.

Policia ka mundur te dokumentoje se ai eshte vrare nga nje prej anetareve te Bandes se Selites per hakmarrje. Fatmir Avdillari, i cili vetem pak kohe me pare ka dale nga burgu, pasi ka qene i denuar me 12 vjet heqje lirie, ka dyshuar te 39-vjecari fierak se ishte vrasesi i vellait te tij, i ekzekutuar disa vite me pare ne Greqi.

Sipas policise, ate nate eshte qelluar me pistolete Ardian Tahiri, 39 vjec, nderkohe qe autori gjate tentatives per ta vrare, ka plagosur edhe Roland Caken, 33 vjec. Me pas, ai eshte larguar neper erresire, ku e ka pritur edhe nje makine per t’u arratisur pa lene gjurme.

Avdillari ka rreth dy muaj qe eshte liruar nga burgu. Ai ka qene duke vuajtur denimin prej 12 vjetesh, pasi ne bashkepunim me vellezerit e tij dhe shume persona te tjere, akuzohej se kishte vrare shume persona dhe kishte kryer nje sere grabitjesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA