Deri ne mesin e kesaj jave do te kemi temperatura te uleta, mot te vranet, te paqendrueshem dhe te shoqeruar me reshje shiu lokale.
Vendi yne po ndikohet nga periferia e presionit atmosferik te ulet, me qender ne Detin Mesdhe dhe nga masa ajrore te paqendrueshme ne lartesi. Ne keto kushte, moti parashikohet te jete me vranesira te nderrueshme dhe me reshje shiu.
Temperaturat me te uleta do te regjistrohen ne zonat malore. Edhe ne zonat bregdetare ato do te luhaten nga 5 ne 12 grade, ndersa temperaturat me te larta pritet te arrijne deri ne 23 grade Celsius.
Nderrimi i motit nga kohe e bukur dhe e ngrohte, ne rrebesh shiu dhe temperatura te uleta, sipas popullit vjen si pasoje e plakave. Ashtu sic rrefen perralla shqiptare ne kete kohe, te pakten deri me daten 14-15 prill jane ditet e fundit te dimrit. Pas mesit te muajit prill vjen moti i ngrohte dhe temperaturat e larta te pranveres.
Sipas sinoptikaneve, dita e enjte do te shenoje nje ndryshim te motit. Ne fillim te fundjaves do te kemi permiresime te ndjeshme dhe temperaturat do te rriten nga 2-3 grade Celsius. Muaji mars ka shenuar nivelin me te madh te reshjeve. Shumica e diteve kane qene me mot te bute dhe te lagesht.
Top Channel