Zgjedhjet, Ndoka aleance me romet

13/04/2009 20:00

Nga selia e Partise Demokristiane mesohen detaje te reja nga strategjia e saj elektorale. Keshtu, kryetari Nard Ndoka, do te rikandidoje ne qarkun e Shkodres, kurse dy perfaqesues te komunitetit rom do te kandidojne ne qarkun e Tiranes.

Ata jane te bindur se do te marrin voten e romeve. “Besoj se votat e tyre do te jene per PDK, per ne. Koha qe Parlamenti shqiptar te kete nje deputet te tille ka kaluar”, ka deklaruar Meleqe Renja e shoqates “Gruaja rome e se nesermes”.

Edhe kandidati tjeter Ibrahim Likzelia shprehet optimist se ky komunitet do te perfaqesohet ne Parlament. “Falenderojme PDK pasi eshte partia e pare qe na perfshin ne nje proces zgjedhor. Pse jo perfaqesimit tone ne Parlament, pse jo si Obama?”, eshte shprehur ai.

Ne te vertete, kjo eshte hera e pare qe nje parti ne Shqiperi fton ne garen politike nje minoritet me ngjyre. Duke e konsideruar kete si nje shenje emancipimi te partise qe ai drejton, Nard Ndoka sulmon kundershtaret e vet politike.

“Si lideri i mazhorances, zoti Berisha, i cili flet per komunitetin e romeve, edhe kreu i opozites foli per kartat duke i pare romet vetem si nje grup votuesish, por asgje me teper”, ka pohuar Ndoka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA