Zbulohet qeni i Shtepise se Bardhe, quhet Bo

13/04/2009 10:00

Zbulohet qeni qe do te hyje ne Shtepine e Bardhe, per te cilin eshte folur prej shume kohesh. Quhet Bo, eshte 6 muajsh, nje “cao de agua” portugez.

“First dog” i familjes Obama eshte bardhe e zi dhe identiteti i tij eshte zbuluar perpara se te shfaqej eksluzivisht ne “Washington Post”, pasi interneti ka qene me i shpejte.  

Qeni eshte dhurate e senatorit demokrat te Massachusetts, Edward Kennedy, per vajzat e presidentit, Malia dhe Sasha. Ne fotot qe bene xhiron ne internet qeni eshte zbukuruar me nje veshje tipike te Havait.

Duke qene se lajmi u perhap ne internet, gazeta eshte detyruar te publikoje nje artikull ne faqen e saj perpara parashikimit, ndersa neser do te jete hyrja zyrtare e mikut me kater kembe ne Shtepine e Bardhe.

Emri Bo eshte zgjedhur nga vajzat e presidentit, pasi edhe disa kusherinj te tyre kane nje macok qe quhet Bo. Pas takimit te pare me qenin motrat jane shprehur te kenaqura.  

Top Channel