Somali, pritet me te shtena deputeti USA

13/04/2009 17:45

Eshte pritur dhe pershendetur me te shtena mortaje, Donald Payne, deputeti amerikan qe ka mberritur ne Mogadisho, nje dite pas paralajmerimit te pirateve se do te godasin cdo objektiv amerikan.

Nje plumb arriti pisten e aeroportit te kryeqytetit somalez, vetem pak momente para uljes se avionit te vogel qe transportonte deputetin, i shoqeruar nga 6 truproja.

Nderkohe, te shtena jane regjistruar edhe pasi xheti u ngjit serish ne ajer, nga te cilat mbeten te plagosur 3 persona.

Vizita e Payne eshte e para qe nje zyrtar amerikan zhvillon ne Somali qe prej vitit 1994.

Top Channel