Ruli: S’jemi imune nga kriza por nuk jemi prekur

13/04/2009 21:20

Ministri i Ekonomise, Genc Ruli ka mohuar zerat e koheve per nje krize ekonomike ne vend, te perdorur me se shumti nga opozita.

Ne debatin e zhvilluar ne “Shqip”, ai ka pohuar se ne krahasim me vendet e tjera evropiane, Shqiperia ka dhene shenja se nuk eshte prekur nga kjo krize. “Ndoshta neve ne zellin per debat qe pasqyron shqetesim, kemi tejkaluar se ndari ate qe thote qeveria e cila percakton se nuk jemi imune. Ne themi nuk jemi ne krize edhe pse jemi te ekspozuar. Politikat qe do ndermerren mendojme qe e minimizojne nje impakt te krizes”, u shpreh Ruli.

Ne vijim te debatit, ministri theksoi se kriza qe po kalon bota ka sjelle nje tkurrje te tregut financiar. “Ne sistemin financiar nuk ka me besim por ne Shqiperi asnje nga keto shfaqje nuk eshte aktuale. Jane perdorur masa rigjalleruese dhe dinamizuese per ekonomine. Renia e eksporteve krahasuar me renien ne cdo vend eshte minimale, pasi ne vendet e tjera ka renie me 30-40 %”, vijoi anetari i qeverise.

Me tej, Ruli dha disa shifra qe sipas tij faktojne se vendi nuk eshte prekur nga kriza. “Ne 3 mujorin e pare te ketij viti te ardhurat jane 10 % me te larta se ne te njejten periudhe te vitit 2008. Une po nisem nga disa tregues konkrete. Per kete 3 mujor, fakti qe te ardhurat tatimore jane realizuar me 104 %, tregon se nuk ka prekje nga kriza. Buxheti i vitit 2009 u ndertua duke parashikuar qe rritja ekonomike mund te bjere”, shtoi ministri, sipas te cilit, rritja e pagave dhe pensioneve eshte nje programim kater vjecar. “Te rritesh me 20 dhe 30 % pensionet do te thote rritje shpenzimesh per konsumatorit. Rreth 500 milione euro jane ne kontigjence, te cilat qeveria do t’i perdore per te ruajtur nivelin e deficitit”, pohoi Ruli.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA