Rama prezanton programin

13/04/2009 15:00

Partia Socialiste hedh nje hap te ri drejt zgjedhjeve te 28 qershorit, duke prezantuar programin qeverises. (UPDATE)

Kryetari i opozites, Edi Rama, dhe ekipi prane tij i programit, deklaruan nisjen e nje faze te re te percimit te ideve dhe zgjidhjeve qe ofron dokumenti qeverises i socialisteve ne te gjithe vendin.

Programi prej 1 mije faqesh fokusohet ne 7 pika dhe ne 100 masa te menjehershme. Por thelbi duket se nuk eshte volumi, zoti Rama tha se ky program ka vizion te ri, ide te reja, dhe se sjell nje politike te re per arsimin, prodhimin vendas, fshatin, shendetin, per mjedisin turizimin dhe kohezionin social duke vecuar si kryesore nje element te rendesishem

“Nje nga shume detajet qe do te prezantohen eshte se programi yne nuk parasheh asnje rritje taksash”, u shpreh Rama.

Por meqe Shqiperia dhe partite politike nuk kane vuajtur asnjehere nga mungesa e programeve te mira, por nga mosbzatimi i tyre zoti Rama dha shpjegime perkatese per mundesine e realizimit te programit te tij qeverises.

“Politika jone ka vuajtur mungesen e programeve qeverises, dicka tjeter nga nje platforme elektorale, e cila per gjithe keto vite ka qene nje liste premtimesh per te marre vota. Mungesa e fuqise zbatuese te nje programi ka ardhur nga mungesa e nje qeverisjeje. Une dhe i gjithe ekipi kemi marre ne konsiderate domosdoshmerine per te shkruar nje program por edhe per te reformuar qeverine”, u shpreh Rama.

Po thembra e Akilit per qeverine e re te socialisteve nese vijne ne pushtet pas 28 qershorit do te jete kriza ekonomike. A ka Partia Socialiste nje pakete antikrize ?

“Pa asnje dyshim kjo krize ridimensionon edhe rrugen dhe punen qe duhet bere paralelisht me arritjen e atyre objektivave qe ne i kemi vene vetes”, u shpreh Rama.

Hartimi i programi qeverises te PS-se ishte thelbi i turit te kryetarit Edi Rama “Dialog me Shqiperine”, pergjate gjithe vitit 2007, duke prekur cdo pjese te vendit bashke me problemet me qellim njohjen e tyre.

Dokumentimi i problemeve dhe idete per zgjidhje u prezsantuan serish ne tryeza debatesh ne cdo qytet te vendit duke marre plot 19 muaj kohe per te mberritur deri ne finalizimin e programit qeverises. Ky proces i gjate mori dhe konsulencen e mjaft partnereve ndeerkombetare te PS-se dhe insitituteve te specializuara ne kete drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA