Te jetosh ne zona te thella te vendit mund te kthehet shpesh ne nje aventure te rrezikshme ne perballjen me deboren, permbytjet e urat levizese, por jo vetem kaq. Kete realitet mesjetar mund ta hasesh jo vetem nder male e gryka te thepisura, por edhe shume prane qyteteve te medha e rrugeve kombetare.
Te rrahur nga keto veshtiresi qe jane bere normale, shqiptareve lekurerregjur u eshte dashur te behen edhe me ekstreme ne perpjekjet e tyre per mbijetese. Nje pjese e banoreve te fshatit Polis ne Elbasan mund te lidhen me qytetrimin duke kaluar nje kavo rreth 150 metra te gjate te varur mbi Lumin Shkumbin per te kaluar ne pjesen e rruges nacionale. Por ne te njejten rruge me te gjallet duhet te kalojne edhe te vdekurit. Ne copezen e tokes te rrethuar nga uji jetojne rreth 30 banore, disa prane lumit e disa me siper ne male.
“Kete duhet ta perballosh 2-3 here ne dite, eshte e detyrueshme, cfare do besh. Kjo eshte jeta perballe ketyre shtepive, perballe ketij vatani” shprehet nje banor i zones. Mes peripecive aty duhet te kalojne edhe te semuret. Por kavoja nuk sherben vetem per te gjallet, ne te kane kaluar dhe arkivolet me te vdekur. Te nderrmarresh kete aventure te detyruar nuk eshte aspak e thjeshte as per te gjallet, pasi mjaft banore kane rrezikuar jeten. Me te rrezikuarit jane femijet. Ata nuk lejohen asnjehere te kalojne vetem. “Prinderit na kane nxjerre per shkolle ketu duke na terhequr”, thote nje femije.
Por kalvari i banoreve nuk perfundon ketu. Vec rrezikut me jeten ata duhet te perballen edhe me pamundesine per te nxjerre prodhimet e tyre bujqesore ne treg, cka do t’u siguronte nje jetese normale. “Nga 15 kv hurma nuk shita dot asnje kokerr kete vit. Ato behen ne vjeshte dhe lumi ne ate kohe e rrit nivelin dhe te gjitha u shkrine aty ne vend, pa shitur asnje kokerr”, rrefen nje fshatar.
Banoret thone se shtetaret e kane kthyer gjithcka ne ceshtje numrash, nese ata jane 20, 30 apo 40 fryme. Vec kesaj asgje nuk ka ndryshuar dhe ata serish te nesermen duhet te gdhihen ne ishullin e tyre te rrethuar nga uji dhe malet, me shpresen se qyteterimi do te zbrese nje dite pak metra me tej edhe tek ta.
Top Channel