Perfitimi pensionit, me sigurime vullnetare

13/04/2009 21:55

Cdo individ qe nuk ka vitet e mjaftueshme per te perfituar nje pension te pjesshem apo te plote mund te paguaje sigurime vullnetare per te blere vitet e punes per perfitim pensioni.

“Periudha minimale e punes eshte 15 vjet, mbi te cilet merret nje pension i pjesshem. Edhe ata persona qe kane mbushur moshen, kane te drejte te derdhin kontributin vullnetar per te fituar pensionin. Masa eshte 3780 leke ne muaj”, deklaron Agron Ahmetaj, drejtor i Drejtorise se Perfitimeve ne ISSH.

Sipas Ahmetaj, ata persona te cilet kane mbushur moshen e daljes ne pension dhe kane me shume se 15 vjet pune, po me pak se vitet e mjaftueshme per te marre pension te plote, nuk mund te perfitojne pension te plote.

“Ata marrin pension te pjesshem, qe eshte ne raport me numrin e viteve qe kane punuar”, pohon Ahmetaj. Ai thote se per fermeret vlera e sigurimeve vullnetare shkon nga 1698-1200 leke ne muaj per ata qe jetojne ne zonat fushore dhe 1600 leke ne muaj per ata qe jetojne ne zonat malore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA