Partia Demokratike akuzoi kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama, se ka perqendruar dhenien e lejeve te ndertimit tek nje studio e vetme arkitekture, bashkepronar i te ciles eshte njeri prej anetareve te KRRT-se.
Sipas demokrateve vendimet e marra dhe ato te pritshme te KRRT jane ne konflikt interesi. ““Atelier 4” paraqitet me 14 leje. Ne mbledhjen e KRRT ne mars te vitit 2009, projektet per “Atelier 4” miratoheshin nga KRRT. Keto vendime jane plotesisht ne konflikt interesi”, ka deklaruar zedhenesi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumci.
Bumci paraljameroi ngritjen e nje komisioni hetimor per menyren sesi jepen lejet e ndertimit ne Tirane. “Ky eshte modeli qeverises i Rames, qe do te jete objekt i nje hetimi parlamentar qe do te ngrihet se shpejti”, ka shtuar Bumci.
Por ne nje reagim, nenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi ka hedhur poshte akuzat e PD, qe sipas tij po pengon njerezit e ndershem.
“Berisha po pengon njerezit e ndershem, pronaret dhe sipermarresit qe duan pune. Deri dje papagajte e Saliut thoshin perse s’japin leje. Ndersa sot thone perse japin leje. Por ne i themi se ju jeni e shkuara”, ka pohuar Shalsi.
Top Channel