Padi policise per demtim imazhi

13/04/2009 15:35

Vendimi i gjykates se Kavajes qe ka urdheruar lirimin e menjehershem te nje te arrestuari i ka nxitur avokatet mbrojtes te akuzojne tashme policine se me publikimin e te dhenave te klientit te tyre, ka shkelur prezumimin e pafajesise.

63-vjecari, Ajet Elezi nga Durresi eshte mbajtur tre dite ne qelite e paraburgimit pas prangosjes se tij me urdher ndalimi nga prokuroria.

Nderkohe njoftimi i policise eshte pasuar me komente ne media, ku i arrestuari cilesohej si mashtrues. Por menjehere pasi gjykata ka kerkuar qe i pandehuri te lirohet ne sallen e gjyqit, duke e cilesuar arrestimin e tij si te paligjshem, avokati mbrojtes deklaron se do te kerkoje demshperblim per demtim te imazhit te klientit.

“Kjo po kthehet ne praktike dhe ka mundesi qe klienti te beje padi per dem moral”, u shpreh avokati Perparim Rama.

Ne njoftimin zyrtar te policise se Tiranes te dhenat personale te Elezit u shperndane per mediat, menjehere sapo ai u prangos.

Ne te thuhet se Ajet Ruzi, 63 vjec lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, ishte shpallur ne kerkim policor pasi dyshohet per mashtrim te kryer ne bashkepunim, dhe se prokuroria e Kavajes kishte nxjerre urdher ndalimi per te.

Te nesermen e arrestimit te tij duke ju referuar njoftmit te policise, shtypi foli per 63 vjecarin se ishte arrestuar per mashtrim me tokat ne durres, ne nje kohe qe gjykata gjate mases se sigurise e vleresoi prangosjen te paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA