Nako: Me depozitat eshte punuar shume mire

13/04/2009 21:50

Avokati dhe analisti Sokol Nako ka folur ne “Shqip” per debatin e momentit, nese vendin tone e ka kapur kriza ekonomike apo jo.

“Per garantimin e depozitave eshte bere nje pune shume e mire dhe mbajtja ne nivel e sistemit financiar te bankave eshte e kenaqshme”, theksoi Nako. Sipas tij, paralelja me vitin ‘96 nuk eshte realiste sepse performanca e vitit ‘96 me vitin 2009 eshte shume e ndryshme.

“Duhet thene qe FMN nuk ka thene se duhen shkurtuar shpenzimet, por ka thene se disa nga shpenzimet duhen mbuluar plotesisht me te ardhura. Ne rast se parashikohet qe do vije nje kontraktim, te pakten te mos kete ulje te metejshme te renies apo rritjes se borxhit publik”, nenvizoi Nako. Ne vijim, ai pergezoi punen e bere nga Banka e Shqiperise deri ne keto momente, duke vene ne dukje se cdo rrezik qe mund t’i kanoset Shqiperise mund te perballohet me mjetet e duhura.

“Ajo qe FMN thote eshte qe shpenzimet per rrogat duhet te lidhen ngushtesisht me realizimin e te ardhurave buxhetore. Eshte veshtire qe te gjykojme per te ardhmen sepse eshte shume e lehte te trembim publikun me ate cfare mund te ndodhe. Ne mund te bejme nje retrospektive me ate qe kemi bere ne situata te ngjashme”, deklaron Nako.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA