Malesi e Madhe, Topalli: Na besoni serish
13/04/2009 23:10
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli ishte ne Malesine e Madhe ku gjate nje takimi me banore te kesaj zone u kerkoi atyre qe t’i japin edhe per kater vitet te tjera votebesimin kryeministrit Sali Berisha dhe Partise Demokratike.
Sipas Topallit, demokratet kane treguar se dine t’i mbajne premtimet, ndersa socialistet kane demagogjine si mjet te punes se tyre.
“Nuk kam pare ne keto 17 vjet asnje nga kundershtaret e mi politike te jene te lumtur si kryetari i Bashkise se Tiranes. Ai eshte si ato enet boshe qe bejne zhurme. E vetmja gje qe di te beje eshte te genjeje, tamam si nje genjeshtar serioz”, eshte shprehur Topalli.
Top Channel