Asnje banor i komunes se Hocishtit ne Devoll nuk ka mundur te aplikoje per karten e re te identitetit pasi procesi ende nuk ka nisur.
Shkak eshte bere mosvenia ne pune e pajisjeve dhe fakti se nuk ka nje operator te kualifikuar. I vetmi person i caktuar per kete proces, sipas banoreve nuk paraqitet per shkak se eshte nga nje fshat i larget.
Sipas pergjegjeses se zyres postare deri me tani nuk eshte prere asnje kupon. Prane komunes banoret shohin vetem nje tabele se aty eshte vendosur zyra e aplikimit por te gjitha aparaturat urata jane fikur.
“Aparaturat jane instaluar prej 20 ditesh, por per shkak te nje defekti nuk kane punuar”, u shpreh pergjegjesja e Zyres Postare, Miranda Turabi.
Komuna e Hocishtit ka gjithsej 5400 votues. Rreth 70% e tyre nuk kane asnje dokument tjeter identifikimi.
Top Channel