Has, Rama: Qeveria abuzoi me Durres-Kukes

13/04/2009 20:35

Pas qytetit te Kukesit, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka qene ne Has ku ka perfunduar edhe turin e takimeve me vullnetaret e rinj per ndryshim.

Ashtu si nje dite me pare, Rama e vuri theksin tek rendesia e rruges Durres-Kukes, si nje ure lidhese e domosdoshme mes Shqiperise dhe Kosoves.

Por kreu socialist i quajti te papranueshme abuzimet qe jane bere me fondet e saj, me te cilat sipas tij mund te ishin lidhur te gjithe fshatrat e qarkut te Kukesit me rrugen kryesore, cka sipas tij do te sillte nje zhvillim te madh per kete zone te harruar nga qeveria.

“Mund te ishte rindertuar i gjithe rrjeti rrugor i qarkut te Kukesit dhe pertej. Nuk mund te kete familje te thjeshta qe jetojne me pune te ndershme dhe qe mund te bien pre e kesaj propagande te shfrenuar te pozites, qe tenton te fshehe duart e bera pis me kete projekt madhor qe eshte projekt i gjithe shqiptareve dhe qe ne do ta realizojme duke e lidhur popullin me kete rruge”, ka pohuar Rama.

Kryetari i Partise Socialiste theksoi se koha e politikaneve dhe politikave boshe duhet te marre fund. Sipas tij, ne 18 vjet ajo ka sherbyer me shume per xhepat e pushtetareve sesa per shqiptaret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA