Durres, plagoset me arme efektivi i policise
13/04/2009 18:50
Dy persona, njeri prej te cileve police, kane mbetur te plagosur pasditen e sotme ne qytetin e Durresit, si pasoje e nje konflikti banal me nje person tjeter.
Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave personat e qelluar me arme zjarri jane efektivi i policise Vlash Ashiku dhe shtetasi Sehad Muda.
Sipas burimeve, ata kane pasur nje perplasje me nje tjeter person, i cili pas shkembimit te fjaleve ka perdorur armen e zjarrit.
Burimet shtojne se personi ne fjale ka arritur t’iu shpetoje forcave te rendit pasi u arratis ne kohe nga vendngjarja, nderkohe qe dy te plagosurit jane derguar ne spitalin e qytetit.
Top Channel