Nje furgon qe transportonte mallra ushqimore, ka marre flake rreth ores 13:30 minuta te se henes ne afersi te Maminasit.
Zjarri ka perfshire pjesen e perparme te automjetit dhe me pas eshte perhapur me shpejtesi edhe ne kabinen e shoferit. Drejtuesi i automjetit ka dale menjehere nga makina, pa pesuar lendime.
Per koincidence ne momentin e djegies se automjetit, ka kaluar edhe eskorta e Presidentit te Republikes, cfare ka bere qe policet e qarkullimit rrugor te rrethojne menjehere vendin ku po digjej automjeti.
Nje zjarrfikese e nisur nga Durresi, ka mberritur ne vendin e ngjarjes, disa minuta pasi furgoni ishte perfshire nga flaket dhe ka bere te mundur fikjen e zjarrit. Automjeti eshte shkaterruar pothuajse plotesisht.
Shkak i renies se ketij zjarri mendohet te jete nje shkendije elektrike ne pjeset motorrike te makines.
Top Channel