Cani: Shqiperia po ndjen efektet e krizes

13/04/2009 21:45

Ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani ka deklaruar se Shqiperia nuk eshte prekur ende nga kriza financiare, por ka nenvizuar se efektet e saj kane filluar te japin ndikimet ne ekonomine shqiptare.

Sipas tij, per keto efekte eshte pergjegjese qeveria shqiptare, e cila sipas tij nuk po iu kushton vemendjen e duhur.

“Kriza eshte nje faktor qe po na vjen nga jashte, nuk ka faj qeveria per ate pjese qe i takon. Qeveria duhet fajesuar per pjesen e dyte, qe e injoroi dhe ne vazhdojme te rrekemi me pyetjen a ka krize tek ne. Efekte te krizes kemi goxha, te cilat mund te llogariten. Per keto efekte eshte faji i qeverise, e cila nuk mund t’i shmanget per arsye se kostoja rritet sa me shume ta neglizhosh”, ka pohuar Cani.

Ai ka theksuar se qeveria duhet te beje parashikime dhe jo te rrije indiferente, duke qene se shume tregues po vijne ne renie.

“Ne po shohim ekonomite e vendeve te tjera dhe po presim se cfare do te ndodhe me ne. Qeveria duhet te beje parashikime dhe jo te luaje rolin e magazinierit. Tek shifrat qe japin qeveria, apo INSTAT, duken efektet e krizes. Ne jemi te ndikuar nga kriza, ndersa vendet e tjera jane ne krize. Nese behet fjale per rritje ekonomike zero, sic tha FMN, kjo do te thote se jemi ne stanjacion. Une parashikoj ulje”, ka nenvizuar Cani, i cili ka publikuar edhe disa te dhena.

“Eksportet jane ne renie, remitancat jane ne renie, deficiti buxhetor ne fund te vitit ka dale 5.7%, qe eshte nje tregues i perkeqesuar, borxhi publik eshte rritur ndaj GDP-se, eshte rritur norma e interesit dhe po bie tempi i kreditimit. Shenjat e tremujorit te pare jane shenja te dukshme”, ka shtuar Cani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA