Cani: Nuk jane marre masa per krizen

13/04/2009 22:25

Ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani ka reshtuar nje sere masash qe, sipas tij, duhet te kishte marre qeveria per perballimin e ndikimit te krizes ekonomike globale.

Ai ka akuzuar ministrin e Ekonomise, Genc Ruli, se dikasteri i tij nuk ka marre masat e duhura per kalimin e krizes.

“Pegjegjesia juaj fillon qe kur nuk keni marre masa per krizen. Se pari duhet te ngrini nje grup pune qe duhet te raportoje ne parlament per masat e marra. Duhet te jeni me realist dhe te shikoni ate qe po ndodhe ne Shqiperi. Duhet te lidheni me mire me grupet e interesit per t’i dhene zgjidhjen krizes dhe duhet qe buxhetin tuaj ta shikoni me me realizem”, eshte shprehur Cani.

“Shenjat ne tremujorin e pare tregojne se do te keni shume veshtiresira ne muajt ne vijim. Qeveria shqiptare duhet te pergatitet per efekte me te ndjeshme dhe me te zgjatura”, theksoi ai.

Top Channel