Brace: Basha, shkelje te renda gjate tenderimit

13/04/2009 11:05

Partia Socialiste ka konstatuar shkelje te renda te ish-ministrit te Transportit, Lulzim Basha gjate procesit te tenderimit te rruges Durres-Kukes

Ne nje reagim per ceshtjen “Basha”, nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Brace deklaroi se ministri nuk u gjykua per akuzen, por u fsheh pas procedurave, nderkohe qe Prokuroria me fakte vertetoi shkeljet.

Brace vijon me tej duke akuzuar qeverine se ka abuzuar me cmimet per rrugen Durres-Kukes dhe ka tejkaluar vleren e kontrates.

“Kete rruge te rendesishme, e cila nuk perfundon ne qershor, do ta realizojme ne, po pa vjedhje”, theksoi Brace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA