Berisha: Zhvillimi i zonave rurale, prioritet

13/04/2009 15:10

Kryeministri Sali Berisha eshte kthyer serish brenda pak ditesh ne qarkun e Fierit, i dyti pas Tiranes per nga numri i deputeteve, duke u kushtuar vemendje komunave te kesaj zone.

Pasi ka inauguruar nisjen dhe perfundimin e disa veprave publike ne infrastrukture dhe arsim, kryeministri Berisha percaktoi zhvillimin rural te vendit, si nje nga prioritetet e tij kryesore dhe per kete arsye ne 4 vjet, sipas kreut te mazhorances, qeveria ka investuar per zhvillimin e fshatit 1.6 miliarde dollare.

Kryeministri Berisha permendi edhe dyfishimin e pensioneve ne fshat me 1 maj, por per mandatin e dyte, ai beri nje premtim te ri.

“Ne ju premtuam dyshimin e pensioneve dhe e mbajtem. Tani ju premtoj se ne mandatin e dyte ne fshat nuk do te kete pension nen 100 dollare”, u shpreh Berisha.

Gjate qendrimit ne komunat Strum dhe kuman te Fierit, kryeministri Berisha preku edhe ceshtjen e levizjes se lire, duke u kerkuar qytetareve te aplikojne per dokumentat e identitetit.

“Bashke realizuam NATO-n dhe tani ju premtoj liberalizimin e vizave. Por duhet te shkoni te beni aplikimin per leternjoftimet dhe pasaportat, per te qene te barabarte me te gjithe shtetasit e vendeve te zhvilluara”, u shpreh Berisha.

Ne komunat e Fierit kryeministri Berisha paralajmeroi se javen e ardhshme qeveria do te vendose nje trajtim te ri financiar per familjet me ne nevoje, ne perpjekje per te luftuar varferine.

“Ftoj qytetaret shqiptare te bejne pyetjen nese ka ndryshuar Shqiperia, Fieri apo qytete te tjera. Atyre qe iu pergjigjen kesaj pyetje ne i kerkojme voten”, u tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA