Kryeministri i vendit, Sali Berisha ne nje konference per shtyp te mbajtur para pak castesh ka bere te ditur se nga data 1 maj do te nise te aplikohet rritja e pagave dhe pensioneve sipas perllogaritjeve te qeverise.
“Qeveria ka perfunduar perllogaritjen e plote te rritjes se rrogave dhe pensioneve. Me daten 1 maj, ne perputhje me keto perllogaritje rroga mesatare e punonjesve te administrates ne 4 vite rritet me 68%, dyfishohen rrogat e uleta, dyfishohen rrogat e mesuesve, te infermiereve, e mjekeve”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri ka saktesuar se kjo rritje rrogash behet vetem per administraten dhe nuk prek zyrtaret e larte te shtetit.
“Nuk rriten rrogat me te larta, domethene rrogat e deputeteve, ministrave, kryeministrit dhe zyrtareve me te larte. Kjo behet sepse ne jemi zotuar te ngushtojme diferencen midis rrogave te uleta dhe atyre te larta”, ka pohuar Berisha.
Kryeministri ka sqaruar edhe rritjet qe nga fillimi i muajit te ardhshem do te prekin edhe pensionet, kryesisht ato te fshatit.
“Me daten 1 maj dyfishohen pensionet ne fshat, pra pensionisti qe ka marre 3400 leke, do te marre 6800, madje dhe pak me shume po te merren te ardhurat personale. Pensionet dhe te ardhurat minimale ne qytet jane 110 mije, shkojne rreth 122 mije. Rritje te ndjeshme pesojne edhe te gjitha llojet e pensioneve te tjera”, ka saktesuar Berisha.
Kryeministri eshte shprehur se me keto rritje qeveria rikonfirmon luften e saj kunder mjerimit dhe varferise. “Me keto rritje, qeveria shqiptare i jep nje pergjigje shume te vendosur mjerimit dhe varferise. Mbi 300 mije familje shqiptare qe jetonin me 1 dollare ne dite per fryme, pas kesaj rritjeje do te kene te ardhura dy here me shume se 4 vite me pare”, ka theksuar kryeministri, duke shtuar se kjo rritje nuk ka qellime elektorale.
Me tej, duke folur per kartat e identitetit, Berisha ka bere te ditur se qeveria ka bere nje skeme te re, permes te ciles parashikohet ndihma me 10 mije leke te vjetra per ata persona qe nuk kane mundesi te blejne kuponin.
“Per kartat e identitetit qeveria ka pergatitur nje skeme te re, sipas te ciles per te gjithe personat me ndihme ekonomike, por me te drejte vote, kryetaret e komunave do te blejne kuponat per secilin prej tyre mbi bazen e dokumentacionit qe ata do te dorezojne. Qeveria do te jape 10 mije leke per gjithesecilin”, ka nenvizuar Berisha.
Kryeministri ka shtuar me tej se komuniteti rom do t’i marre kartat falas, ndersa per studentet do te krijohen lehtesira te ndjeshme.
“Romet do t’i marrin falas. Por ne kete komunitet mund te kete edhe persona qe s’kane ndihma ekonomike. Do te ngrihet nje grup qe do te mbikeqyre aktivitetin ne menyre qe te mos kete abuzime. Studentet e universiteteve, do te blejme per ta kuponat dhe do t’iua shperndajme. Studentet do te mund te hyjne ne votim duke paraqitur karten ne sekretari dhe duke dorezuar 2 mije lekshin qe u takon”, ka shtuar Berisha.
Top Channel