Ndertuesit: Licencat, me kriter klientelist

11/04/2009 08:40

Ndertuesit nuk po gjejne paqe. Bllokimi i lejeve, zbatimi i ligjeve fiskale dhe kriteret e tjera per te marre licencen e aktivitetit, e kane futur sektorin e ndertimit ne krize te thelle.

1 mije shoqeri ndertimi nuk kane marre licencen per te ushtruar aktivitetin ne 2009, duke rrezikuar daljen nga puna te rreth 5 mije veteve. Shkaku eshte bere vendimi i qeverise per kategorizimin e shoqerive te ndertimit, te cilat duhet te marrin pjese ne punet publike sipas kapacitetit real te tyre.

Sipas ndertuesve, zbatimi i vendimit te qeverise nuk po kryhet ne kushte te barabarta duke diskriminuar firma te ndryshme dhe duke i lehtesuar ato qe kane lidhje me pushtetin.

Top Channel