Loje me thika, i mituri plagos shokun 13-vjecar

11/04/2009 08:10

Nje loje me thike ka qene duke i kushtuar shume dy te miturve ne Tirane. Ata kishin filluar te luanin rolin e te forteve, ku njeri prej tyre mbante thike ne dore, por gabimisht ka goditur shokun duke e plagosur lehte.

Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur se filloi procedimi penal ne gjendje te lire per Albert Gjonpalin, 13 vjec, banues ne Tirane, sepse nga pakujdesia ka plagosur me thike shokun e tij, Xhorxhian Maloku, 13 vjec.

Policia tha se per kete ngjarje ishte njoftuar Komisariati Nr. 2, qe brenda nje kohe te shkurter, ka derguar te demtuarin ne spital, nderkohe qe ka shoqeruar edhe autorin. Te dy kane treguar sesi kishte ndodhur ngjarja.

Duke pare gjithe rrethanat, policia ka vendosur qe i mituri te ndiqet penalisht ne gjendje te lire per kete ngjarje, duke e klasifikuar si plagosje te lehte nga pakujdesia.

Top Channel