Feston ditelindjen ne lume, e ha krokodili

11/04/2009 09:35

Hidhet ne lume per te festuar ditelindjen, por perfundon ne gojen e nje krokodili. Ajo qe duhet te ishte nje dite e lumtur, ka perfunduar tragjikisht per nje 21-vjecar australian.

Aborigjeni Richard Perry u hodh ne ujrat e lumit Daly se bashku me nje mik, por u sulmua nga nje krokodil, qe e terhoqi pas vetes. Miqte e tjere qe kane pare skenen e tmerrshme nuk kane mundur te bejne dot asgje. Djali kishte pire se bashku me shoket dhe pas kesaj ka dashur te freskohet ne uje.

Lumi njihej si i banuar nga krokodile me te gjate se kater metra dhe gjendet ne Nauiyu, nje zone 200 km ne jug te Darwin. Shoku qe ndodhej ne lume bashke me viktimen arriti te shpetonte. Kerkimet per trupin e te riut nisen menjehere dhe pak ore me pas u gjeten mbetjet e tij, ndersa krokodili u vra.

Top Channel