Zbulohet veza e Darvinit, humbi per 200 vjet

10/04/2009 11:35

Nje veze, pjese e koleksionit te natyralistit Charles Darwin dhe qe kishte humbur per 200 vjet eshte gjetur nga nje vullnetare ne Universitetin e Cambridge.

Kerkuesit thone se Darvin koleksionoi 16 veze zogjsh gjate udhetimit te tij me anijen HMS Beagle ne vitet 1831- 1836, por besohej se ato kishin humbur te gjitha. Megjithate, veza e familjes se njohur te zogjve Tinamou ne Uruguay u zbulua nga nje grua, qe po regjistronte nje koleksion ne muzeun zoologjik te Universitetit.

Veza me emrin e Darvinit ishte e demtuar ne nje vend, pasi ishte paketuar ne nje kuti shume te vogel gjate udhetimit te tij te famshem. Veza ne ngjyre cokollate te erret, me e madhe se nje veze pule, eshte pjese e koleksionit me 10 mije mostra te mbledhura nga vullnetarja Liz Wetton. Ajo punonte prej 10 vjetesh per paketimin e koleksionit te vezeve te zogjve.

Top Channel