Sulmi ne Athine, shqiptar njeri nga te plagosurit

10/04/2009 09:45

Njeri nga personat e plagosur sot ne sulmin me arme ne nje shkolle te mesme ne Athine, eshte emigrant shqiptar. Mesohet se ai ishte nje punetor qe punonte ne nje supermarket prane shkolles profesionale te Organizmit te Punesimit te Forces Punetore OAED.

Shqiptari pasi ka pare skenen se bashku me nje tjeter punonjes ka tentuar te carmatose agresorin, por ai ka hapur zjarr edhe ndaj tyre. Fatmiresisht, plagosja ka qene e lehte per shqiptarin. Mesohet se nxenesi kishte hapur zjarr fillimisht ndaj nxenesve te tjere, me pas ndaj dy punetoreve dhe ne fund eshte veteqelluar ne koke.

Autori dhe nje nga nxenesit jane plagosur rende, ndersa te plagosurit e tjere jane me lehte. 19-vjecari kishte qene duke biseduar me nje nxenes kur papritur ka nxjerre nje pistolete dhe ka qelluar drejt tij, duke e plagosur rende ne brinje.

Me pas ka filluar te vrapoje dhe sipas deshmitareve okulare dy punetoret e supermarketit kane nderhyre. Forcat e policise e kane gjetur 19-vjecarin ne nje park aty prane, ne nje pellg gjaku pasi ai ishte perpjekur te veteqellohej duke perdorur nje prej dy pistoletave qe kishte me vete.

 

Top Channel