Shpiket ilaci qe zhduk shenjat e trupit

10/04/2009 18:50

Shkenca mendon edhe per shenjat te cilat nga shume njerez shihen si nje e keqe e madhe ne trupin e tyre.

Disa shkencetare nga Universiteti i Mancesterit kane shpikur nje ilac qe arrin te zhduke shenjat ne trup, kujtim i incidenteve ne te shkuaren. Ky ilac eshte shume efikas, madje revista “Lancet” i ka kushtuar disa faqe studimit te udhehequr nga profesori Mark Ferguson qe ka nisur nje ere te re ne fushen e kirurgjise estetike.

Ilaci mund te perdoret nga kirurget para operacionit per te minimizuar ne maksimum demet ne lekure. Ilaci quhet Avotermin dhe eshte eksperimentuar tek disa vullnetare me shenja ne trup. Rezultatet e menjehershme kane dale ne drite pa kaluar shume kohe dhe kjo i ka hapur rrugen nisjes se nje projekti per prodhimin ne mase te ilacit qe nuk ka asnje efekt anesor.

“Me kete ilac do kene sukses te gjithe ata qe duan te zbehin shenjat ose t’i zhdukin”, shprehet profesori Ferguson.

Top Channel