Shperthejne polemikat per tenisten hermafrodite

10/04/2009 13:45

Mberrin rasti i pare hermafrodit ne tenistin profesionist.

Behet fjale per nje 22-vjecare gjermane, te quajtur Sarah Gronert, aktualisht numri 574 ne renditjen boterore te WTA, e konsideruar si nje rast teper i vecante.

Ka lindur me organe gjenitale mashkullore dhe femerore dhe tani eshte gati t’i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale per te qene perfundimisht grua, sepse ashtu ndihet.

Me kete vendim ajo eshte e lire qe te marre pjese ne kategorine e femrave ne evenimentet sportive te ardhshme.

Po ky vendim ka sjelle polemika, pasi shume njerez thone se Gronert eshte shume e fuqishme fizikisht per shkak te kushteve qe prej lindjes dhe hormoneve mashkullore ne trupin e saj.

Te qenurit me e fuqishme, eshte nje avantazh e gjermanes, krahasuar me koleget e saj.

“Nuk ka vajze ne bote qe mund te kryeje sherbimet aq fort sa Sarah Gronert. As Venus Williams, nuk do te ishte ne gjendje t’i realizonte me kete potence”, thote ne nje interviste per “New York Daily News”, Schlomo Tzoref trajneri i Julia Glushko,tenistes e cila ndodhet ne vendin e 325 ne klasifikimn e WTA dhe qe u mund se fundmi nga Gronert ne turneun e Izraelit.

Sipas trajnerit, Sarah eshte nje burre, sepse ka nje force te tille.

Por per WTA rregullat jane te qarta dhe Sarah Gronert mund te luaje ne turnete e tenisit ne kategorine e femrave.

Top Channel