Rama: Berisha te ule pasojat e krizes

10/04/2009 15:50

Kryetari i opozites Edi Rama qe vijon turin e tij te takimeve me vullnetaret e ndryshimit eshte ndalur ne Shijak. Tema qe ai preku ishte kriza ekonomike per te cilen i beri apel kryeministrit te degjoje rekomandimet jo vetem te opozites, por dhe te nderkombetareve.

Zoti Rama tha se kriza eshte globale ,por sipas tij eshte pergjegjesi e kryeministrit dhe e qeverise per te menaxhuar pasojat e saj ne Shqiperi.

“Berisha nuk do t’ia dije per palcen e ekonomise reale, sepse interesat jane shume me te medha dhe te rendesishme sesa interesat e vendit”, u shpreh Rama.

Duke marre shembuj nga sjellja e kryeministrave dhe vendeve te prekura nga kriza ekonomike, shefi i opozites i sugjeroi kryeministrit te veproje njesoj si homologet e tij ne lidhje me krizen, per te bere te mundur, sic tha zoti Rama, qe ne nje vend si Shqiperia ku papunesia dhe varferia jane masive, efektet te jene sa me te pakta.

Top Channel