Pritja per NATO-n, mungon Topi dhe opozita

10/04/2009 09:10

Pritja e organizuar ne Pallatin e Brigadave me trupin diplomatik te akredituar ne Tirane dhe personalite te tjera te vendit i ka dhene fund ceremonive festive te organizuara nga institucionet kryesore pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO.

Por ne kete pritje te organizuar nga kryeministri Berisha, ka rene ne sy mungesa e presidentit te vendit Bamir Topi dhe e perfaqesuesve te opozites. Kreu i shtetit edhe pse pritja organizohej ne shtepine e tij, nuk ka qene i pranishem, gje qe ka shkaktuar jo pak cudi tek te pranishmit.

Mungesa e presidentit ne pritje ka rikthyer edhe nje here hijen e marredhenieve te ftohta institucionale qe prej gati 1 viti ekzitojne mes presidentit e kryeministrit.

Nderkohe, kryeministri Berisha vleresoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO, si nje ngjarje te madhe historike dhe shprehu mirenjohjen per vendet e aleances e sidomos Shtetet e Bashkuara, per mbeshtetjen qe i dhane vendit tone ne kete proces. Edhe ambsadori amerikan ne Tirane, John Withers, duke iu drejtuar te pranishmeve e ka konsideruar anetaresimin ne NATO si nisjen e nje epoke te re per Shqiperine.

Top Channel