Mustafaj: Berisha shkeli neutralitetin

10/04/2009 19:55

Kandidati demokrat per degen e Tiranes, Besnik Mustafaj, eshte shfaqur kritik ndaj kreut te partise Sali Berisha, i cili, megjithese deklaroi vendimin per te pranuar Besnik Mustafajn ne garen e Tiranes, deklaroi njekohesisht mbeshtetjen per kandidatin tjeter Aldo Bumci.

“Berisha shkeli nje parim te rendesishem, neutralitetin e tij si kryetar i PD ndaj kandidateve”, ka pohuar Mustafaj.

A do te qendroje ne gare zoti Mustafaj pas kesaj? “Une do vazhdoj te jem pjese e gares deri ne momentin kur te arrij ne perfundimin se gara do te kete minimumin e standarteve. Une nuk garoj per interesa klanore”, ka shtuar ish-ministri i Jashtem.

Top Channel