Ish-te perndjekurit bashkohen me Polin e Lirise

10/04/2009 18:15

Pak dite pas miratimit mes debateve ne Kuvend te ndryshimeve ne ligjin per shperblimin e ish-te perndjekurve politike, shoqata perfaqesuese te kesaj klase shoqerore kane zgjedhur te firmosin marreveshje para dhe pas zgjedhore jo me koalicionin e udhehequr nga demokratet, por me Polin e Lirise.

Shoqata e te perndjekurve politike te Shqiperise, e drejtuar nga Kurt Kola, shoqata “Debim dhe internim”, “Shoqata e trashegimtareve te te pushkatuarve politike” dhe partia Rruga e Lirise kane zgjedhur koalicionin e drejtuar nga Ndoka e Shehi.

“Ka ardhur dita qe ish-te perndjekurit te mos kerkojne lemoshe nga partite, por drejtesi per vuajtjet dhe kontributin qe kane dhene per lirine e levizjes dhe demokracine”, ka deklaruar kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

Sipas Shehit, Poli i Lirise do te jete alternativa per te gjithe ata shqiptare qe jane te zhgenjyer nga e djathta e sotme, e cila sipas tij ka pare me shume interesat personale te drejtuesve te saj. “Duhet patjeter nje levizje tjeter morale per ta ngritur ne kembe Shqiperine, per t’i dhene nje ndryshim nga situata e sotme”, ka shtuar Shehi.

Top Channel