Termeti, shqiptaret e Italise dhurojne ndihma

09/04/2009 20:10

Nismave te shumta qe po merren ne Itali ne ndihme te popullates se demtuar nga termeti i jane shtuar edhe ato te emigranteve shqiptare.

Qe ne oret e para te fatkeqesise, shume shtetas shqiptare shkuan neper spitale per te dhuruar gjak. Me pas, me kalimin e oreve, ndihmat po behen me te organizuara.

Dje shoqata shqiptare “Skenderbeu” me seli ne Fermo, i ka derguar nje komunikim zyrtar autoriteteve vendore te Abruzzo, ne te cilen shpreh gatishmerine per te dhene nje ndihme konkrete ne aktivitetin e kerkimit te personave, ne germimet e pastrimin e rrenojave e me pas ne cdo punim tjeter te nevojshem.

Edhe disa shoqata te tjera kane kontaktuar ambasaden tone ne Rome dhe kane dhene disponibilitetin e tyre ne para, veshje apo ushqime. Nderkohe, ambasadori Llesh Kola ka shkuar sot ne qytetin Aquila per te takuar familjet shqiptare qe u preken nga termeti.

Top Channel