Studimi, ndotja ndikon ne rritjen e fetusit

09/04/2009 12:00

Ndotja e ajrit qe shkaktojne automjetet ndikon ne zhvillimin e fetusit tek grate shtatzena. Perfundimi vjen nga nje studim i shkencetareve amerikane te Nju Xhersit.

Sipas tyre, sa me i madh te jete ekspozimi ndaj ndotjes ne muajt e pare dhe te fundit te shtatzenise, aq me te medha jane rreziqet qe foshnja te mos zhvillohet normalisht. Ne studim u perfshine 336 mije foshnja te lindura ne Nju Xhersi mes viteve 1999-2003.

Pervec studimit te kushteve sociale te nenave, studiuesit maten edhe nivelet e ndotjes ne pika te ndryshme te Nju Xhersit dhe problemet me te madhe u vune re ne grate qe banonin prane rrugeve automobilistike.

Sipas studiuesve, nenat qe sollen ne jete femije me peshe te vogel, ose shume te vogel, ishin ato qe banonin prane zonave me ndotjen me te madhe. Ndikimin me te madh e kishte ndotja nga gazet e makinave dhe dioksidi i azotit.  

Top Channel