Shalsi: Ultimatumi i Berishes, i turpshem

09/04/2009 19:45

Nenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi e ka quajtur si “te turpshem” ultimatumin e kryeministrit Berisha nga Lushnja ndaj pushtetit vendor.

Ne nje deklarate per shtyp, Shalsi ka theksuar se bashkia e Tiranes vepron ne baze te ligjeve dhe ka nenvizuar se nuk eshte pushteti lokal qe ka rritur taksat e biznesit te vogel.

“Ultimatumi i Berishes eshte i turpshem sepse ka Kushtetute te qeverisjes vendore qe ndalon kryeministrin t’u jape ultimatume te zgjedhurve nga populli. Taksat per biznesin e vogel i ka rritur Berisha, pasi taksa e tatimit mbi fitimin i trajton ato si biznese te medha. Me 28 qershor ky njeri duhet te shkarkohet nga detyra me vote popullore”, ka pohuar Shalsi.

Top Channel