Kreu i KLD siguron gjykatesit per mbeshtetje

09/04/2009 15:55

Betimi i 10 gjyqtareve te dekretuar u be ne Keshillin e Larte te Drejtesise, ku ishin te pranishem te gjithe anetaret e KLD-se.

Duke folur ne kete ceremoni, kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, presidenti Topi, siguroi edhe njehere njerezit e drejtesise per mbrojtjen ndaj ndikimeve te politikes dhe kerkoi nje drejtesi te barabarte per te gjithe.

“Ne gjykim nuk ka rendesi petku apo pushteti. Vleresimi duhet te jete i njejte per kedo”, u shpreh Topi.

Presidenti kerkoi bashkepunim me te gjitha strukturat e shtetit per arritjen e standarteve.

“Edhe ju duhet te dini te bashkepunoni pasi se bashku duhet te krijojme fizionomine e pushtetit gjyqesor”, u shpreh Topi.

Top Channel