Kavaje, Rama ne zonen e Berishes

09/04/2009 18:30

Nga Kavaja qe 18 vjet me pare i dha regjimit komunist nje nga goditjet e para dhe te fuqishme, kryetari i opozites Edi Rama ne nje takim me rrjetin e vullnetareve hoqi nje paralele mes endrres se popullit te Kavajes ne vitin 90 dhe realitetit deshperues sipas tij.

Per te argumenti ishte i thjeshte, kundershtari i tij politik Sali Berisha, qe prej 18 vitesh eshte deputet i kesaj zone.

“Kavaja e sotme dhe menyra e jeteses se familjeve flasin vete dhe qarte se kush ka fituar 18 vjet me radhe ne Kavaje. Kush ka fituar nga enderra dhe shpresa e kavajasve, qe i kane investuar forcat e tyre tek nje personazh qe nuk ka ditur dhe dashur t’iu ktheje kete investim”, ka deklaruar Rama.

Politika e re e PS, tha zoti Rama, nuk konsideron asnje qytet bastion te nje force politike apo te nje tjetre dhe se as njerezit nuk i ndan ne te majte dhe te djathte, por se ngulmon ne nje bashkim te te gjithe shqiptareve te zhytur, sic tha kryetari socialist, ne papunesi e varferi dhe qe kerkojne nje zgjidhje per porblemet e tyre.

“Ka ardhur koha qe qytetaret e ketij vendi, socialiste e demokrate, te vleresohen per investimin e madh qe bejne duke vendosur tek vota shpresen e tyre”, ka shtuar Rama.

Top Channel