Itali, 24 vjet burg per vrasesin e shqiptarit

09/04/2009 01:20

Eshte denuar me 24 vjet burg 43-vjecari Giovanni Caiazzo, ish-pronari i nje klubi nate te periferise se Rexhio Emilias, ne Itali.

Caiazzo akuzohej per vrasjen nje vit me pare te 22-vjecarit shqiptar, Lulzim Hoxhaj, banues ne Parma.

Krimi ndodhi ne ambjentet e lokalit pas nje grindjeje te autorit te krimit dhe nje grupi shqiptaresh.

Ai tha se ndihej i kercenuar nga shqiptaret, sidomos nga Hoxhaj.

Sipas organit te akuzes, Caiazzo qelloi me arme ne kulmin e debatit dhe me pas e hodhi trupin e viktimes ne lumin Po, prane Luzzares.

Top Channel