Iran, Ahmadinexhad peruron centralin atomik

09/04/2009 19:25

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad ka inauguruar sot impiantin e pare berthamor te Iranit, duke shenuar nje tjeter perplasje me komunitetin nderkombetar, qe kerkon qe republika islamike te braktise programin e pasurimit te uraniumit.

Shefi i sektorit iranian te energjise atomike, Gholam Reza Aghazadeh ka deklaruar se jane instaluar rreth 7 mije centrifuga ne impiantin e pasurimit te uraniumit ne Natanz, ne provincen e Isfahanit.

Sipas nje funksionari te larte iranian, Irani ka kompletuar fazen e fundit te ciklit te prodhimit te energjise berthamore dhe ka krijuar teknologjine per te prodhuar centrifuga me te mira.

Top Channel