Facebook e Twitter rrisin numrin e aksidenteve

09/04/2009 19:55

Virtualizimi i shoqerise perendimore dhe moda e Facebook e Twitter po shkakton viktima cdo dite e me shume ne mbare boten.

Nuk eshte thjesht perdorimi i ketyre faqeve qe vret njerezit, por perdorimi gjate momenteve qe ata jane ne timon. Kompania britanike e sigurimeve “Esure” ben te ditur se ne 1000 aksidente, rreth 10 prej tyre shkaktohen per shkak se shoferet e kane mendjen tek faqet e internetit. Keto te dhena jane mjaft shqetesuese nese i krahasojme me aksidentet qe shkaktohen ne momentet kur telefoni eshte ne vesh.

Pasi shume mesazhe jane analizuar, eshte vene re se shume prej anglezeve kane shkruar ne faqen Tvitter, “Ne keto momente jam ne timon”. Ky eshte nje shqetesim qe duhet te alarmoje gjithe shoqerine, pasi nuk behet fjale vetem per sigurine e personave qe komunikojne online, por edhe te te pafajshmeve.

Top Channel