“Allegretto Albania”, premiere ne Prishtine

09/04/2009 02:25

“Allegretto Albania”, e cila fitoi cmimin e pare ne konkursin e drames shqiptare, eshte shfaqur per dy dite rresht ne Prishtine.

Drama e ngujimit, me regji te Altin Bashes dhe nen interpretimin e artisteve te njohur shqiptare ka ngjallur interes dhe eshte pelqyer edhe nga publiku kosovar.

Shfaqja tregon per ngujimin e nje familjeje shqiptare ne ndikim te ligjeve te kanunit.

Nje nga pjeset e shfaqes flet per femijet e familjes se ngujuar te cileve ne kuader te nje programi humanitar u ofrohet nje ore mesimi.

“Nje ndjesi vertet shume e mire, nje duartrokitje e publikut na shtoi fuqine ta riperserisim edhe njehere shfaqjen”, eshte shprehur aktori Gazmend Paja.

Kurse Mirush Kabashi theksoi se “kemi pasur nje pergjegjesi shume te madhe dhe duartrokitjet e publikut te Prishtines per ne jane nje pasuri”.

Top Channel