Një aeroplan me dy vende rrëzohet në Filadelfia, plagosen pasagjerët
Presidenti amerikan, Barak Obama kerkon 83.5 miliarde dollare per operacionet ushtarake ne Afganistan dhe Irak.
Per shuma te tilla, qe shtojne faturen e luftrave, vete Obama ka votuar gjithnje kunder, gjate kohes qe ishte senator ben te ditur “Associated Press”.
Kerkesa e Obames e con shumen e kostos se luftrave ne rreth 1 trilione dollare.
Sipas zedhenesit te zyres se buxhetit, kerkesa zyrtare do t’i shkoje kongresit, por nuk do te jete ceshtje publike.
Nje kritik i ashper i luftes ne Irak, Obama mori mbeshtetjen e liberaleve te Partise Demokrate amerikane fale ketij kundershtimi.
Ne muajin shkurt presidenti Obama shpalli terheqjen nga Iraku ne nje periudhe 18 mujore, ndaj shtimi i fondeve pritet te shkaktoje shume polemika ne Uashington.
Top Channel