“Gerdeci”, vajza e gjykatesit, avokate e Delijorgjit

09/04/2009 19:35

Seanca e pare e procesit gjyqesor ndaj 30 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit, pritet te shoqerohet me kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme per perjashtimin nga kolegji penal te njerit prej gjyqtareve.

Behet fjale per gjykatesin Besnik Imeraj, i cili ne 18 mars u perzgjodh ne shortin me gogla se bashku me kater gjyqtaret femra Majlinda Andrea, Evelina Qiriako, Irma Bala dhe Evgjeni Sinoimeri.

Nga dokumentat qe Top Channel disponon verehet papajtueshmeri per arsye familjare te gjyqtarit Imeraj e madje per kete ligji parashikon heqjen dore nga trupa gjykuese ne raste te tilla.

Konkretisht vajza e gjyqtarit Imeraj, Marsela Imeraj, figuron ne keto dokumente si nje nga avokatet e autorizuara nga i pandehuri Mihal Delijorgji per te perfaqesuar dhe per te kryer veprimet e nevojshme ne rregjistrin e QKR per kompanine ‘Albademil”.

Ne shkresen e firmosur nga Delijorgji, vajza e gjyqtarit se bashku me dy avokate te tjere perfaqeson Delijorgjin per te depozituar ne QKR vendimin e asamblese se ortakeve te “Albademil”.

Pervec ketij autorizimi, Marsela Imeraj rezulton te jete firmetarja gjate rregjistrimit te ketyre ndryshimeve te kompanise “Albademil” ne dhjetor 2007.

Por neni 17 i Kodit te Procedures Penale thote se ne rastet kur gjyqtari ka interes ne procedim ose kur nje nga palet private, ose nje mbrojtes eshte debitor a kreditor i tij, bashkeshortit ose i femijeve te tij, gjyqtari duhet te heqe dore nga gjykimi i ceshtjes konkrete.

Po ashtu, gjyqtari duhet te dorehiqet nga ceshtja edhe kur eshte kujdestar, perfaqesues apo punedhenes i te pandehurit ose i njeres nga palet private ose kur mbrojtesi a perfaqesuesi i njeres prej ketyre paleve eshte gjini i afert i tij apo bashkeshortes se tij.

Ligji parashikon qe ne rast te mos dhenies se doreheqjes, perjashtimi i gjyqtarit kerkohet nga palet. Gjyqtari Besnik Imeraj u kontaktua me heret nga Top Channel nepermjet zyres se shtypit ne Gjykaten e Larte dhe pohoi se nuk do ta jape doreheqjen per nje rast te tille, por do te dorehiqet vetem nese vajza e tij Marsela Imeraj do te mbroje ndonje nga te pandehurit e tragjedise.

Top Channel