Rama: Te varferit te mos privohen nga votimi

08/04/2009 19:50

Edi Rama eshte takuar me komunitetin e egjiptianeve ku ka degjuar prej tyre problemet dhe veshtiresite per te jetuar, si dhe pamundesine per t’u pajisur me kartat e identitetit per shkak te varferise, duke i privuar ata nga e drejta e votes.

“Meqe eshte dita nderkombetare e romeve, kryeministri tha se do t’ua jape kartat falas. Por ka edhe egjiptiane qe ashtu si romet jane te varfer dhe te papune dhe nuk marrin dot kartat. E drejta e votes nuk mund te shitet dhe nuk mund te blihet”, ka deklaruar Rama.

Rama nuk ka perjashtuar edhe familje te tjera shqiptare te cilat jetojne ne varferi te skajshme e qe nuk kane mundesi te pajisen me keto karta, ndaj nuk ka arsye te taksohet e drejta e tyre kushtetuese, u shpreh ai.

“Ne do luftojme deri ne fund ne menyre qe cdo njeri ne kete vend te beje zgjedhjen e tij. Nuk mund te presim te kete nje dite nderkombetare qe kryeministri te japa karten falas dhe nuk mund te vihet nje takse mbi te drejten”, ka pohuar kreu i PS.

Top Channel