Lutja ndaj Zotit, e njejte me nje bashkebisedim

08/04/2009 20:10

Per trurin tone, lutja ndaj Zotit eshte njelloj sikur bisedojme me nje mik dhe i qajme hallet.

Disa shkencetare kane analizuar reagimet celebrale te nje grupi besimtaresh, te cilet kerkonin nje komunikim shpirteror me Zotin por ne te vertete u zbulua se gjate lutjes ata aktivizojne te njejtat zona te trurit te cilat aktivizohen edhe ne nje bisede normale. Nje gje e tille nuk ndodh kur i drejtohemi plakut te Krishtlindjeve.

Studimi eshte bazuar kryesisht ne besimin e krishtere dhe eshte drejtuar nga Uffe Schjodt, perfaqesues i Universitetit te Aarhus ne Danimarke. Ky studim eshte publikuar ne revistat “Social Cognitive and Affective Neuroscience” dhe “New Scientist”.

Sipas Schjodt, gjate lutjes aktivizohen zona te bashkebisedimit qe shpesh here perpiqen te kuptojne reagimin e pales se ciles i drejtohemi. Ne fund te studimit, Schjodt del ne perfundimin se, t’i drejtohemi Zotit eshte njelloj sikur flasim me nje person tjeter.

Top Channel