Polici i vrare, familja ne mes te rruges

07/04/2009 20:55

Kater vajza te mitura pak dite me pare humben babain Ramadan Hila. Ai eshte nje nga dy policet e vrare nga shtetasi Afrim Hasanaj ndersa po merrnin sherbimin ne nje postobllok prane fshatit Shenmeri ne Kukes.

Orjana, Enkeleda, Blerina dhe Aida, se bashku me nenen e tyre Elmira tashme jane edhe te pastreha dhe nuk kane asnje te ardhur.

Te tre vajzat e mitura u shtruan ne spital pikerisht diten kur u krye ceremonia e varrimit e babait te tyre. Ramadan Hila se bashku me familjen e tij banonte ne shtepine e dajes per shkak se godina ku ai banonte me pare ishte shkaterruar.

“Jam me 4 femije, pres te pestin dhe nuk di ku te shkoj. S’kam asgje. Femijet s’kane ku te shkojne. Thone pse s’vjen babi ne spital te na marre”, tregon Elmira Hila.

Vajzat tashme kane braktisur edhe mesimin ne shkolle dhe nuk dine se cdo bejne ne te ardhmen. “Jam ne klase te gjashte, por e kam lene shkollen. Nuk e di se cfare do te bej tani”, thote Orjana, njera prej 4 vajzave.

Drejtuesi i spitalit te Kukesit ka vene ne dispozicion nje dhome me kater shtreter ku 5 anetaret e familjes se policit te rene ne detyre jetojne dhe ushqehen me racionin ushqimor te spitalit me shpresen se dikush do kujtohet per kete familje per te cilen kryefamiljari Ramadan Hila nuk kujdeset dot me.

Top Channel