Flamuri shqiptar ne seline e NATO-s ne Bruksel

07/04/2009 15:00

Menjehere pas samitit te Strasburgut, ku u perfaqesuan si anetare me te drejta te plota ne NATO, Shqiperia dhe Kroacia kane perjetuar nje tjeter moment emocionues.(UPDATE)

Kesaj radhe ne Bruksel, ne zyrat qendrore te NATO-s, ku u zhvillua ceremonia e ngritjes se flamurit shqiptar dhe atij kroat perkrah 26 flamujve te vendeve te tjera anetare.

2 minutat e ngritjes se flamurit shqiptar ne Bruksel ishin prekese edhe per kryeministrin Berisha.

Per sekretarin e pergjthshem te NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ceremonia e sotme ishte nje demonstrim i qarte se ne Europen e sotme gjeografia nuk ka me rendesi.

Sekretari i pergjithshem tha se pranimi i Shqiperise dhe Kroacise ne NATO deshmon se ideja e lirise eshte e parezistueshme dhe se per Shqiperine dhe Kroacine anetaresimi i plote shenon nje shperblim te merituar per shume vite perpjekjeje.

Ndersa kryeministri Berisha  e cilesoi ngritjen e flamurit shqiptar ne NATO si momentin historik dhe me dinjtoz per shqiptaret qe nga koha e Skenderbeut.

Duke vecuar reformat per zhvillimin e vendit dhe bashkepunimin konsuesual me opoziten ne keto 4 vjet, kryeministri Berisha tha se kthehej krenar ne Shqiperi dhe me i vendosur per te bere cdo perpjekje ne mbrojtjen dhe konsolidimin e aleances.

Top Channel