30 vjecarja: Gjakmarrja me kercenon femijet

06/04/2009 21:00

Frika ka bere qe nje 30 vjecare, nene e tre femijeve, te kerkoje ndihmen e institucioneve shteterore ne menyre qe femijet e saj te jene te lire dhe te mos behen pre e gjakmarrjes, si pasoje e nje historie kriminale mes dy familjeve.

Historia ka nisur 6 vjet me pare, ku per nje cope toke babai i ketyre femijeve eshte vrare. Qe nga ky moment ka nisur kalvari i vrasjeve, qe ka shkaktuar kater viktima.

E vetedijshme per te ardhmen e frikshme te tre djemve te saj te vegjel, ajo kerkon ndihmen e shtetit permes nje letre derguar policise dhe avokatit te popullit.

“Eshte shume e veshtire te shkruaj jeten time. Ajo filloi me nje dashuri dhe mbaroi me nje vrasje. Kam qene shtatzene kur mora vesh lajmin tragjik per vrasjen e bashkeshortit tim”, shprehet 30 vjecarja ne leter.

Kjo nene kerkon qe femijet e saj te jene te lire per te luajtur, per te shkuar ne shkolle e te mos rriten me friken se dikush do t’i vrase.

“Nuk mund te pres qe ata te rriten dhe te mendojne qe te marrin hak. Ju flet nje nene, nje grua. Ju lutem, me ndihmoni qe te shpetoj femijet. Ata duan te dalin e te luajne dhe te shkojne ne shkolle. Kerkoj te mbroj femijet e mi”, thuhet me tej ne leter.

Djali me i vogel ka lindur ndersa familja ka qene e ngujuar, ndersa dy te tjeret e dine se dikush kerkon t’i vrase. Ata dhe nena e tyre, e cila i ruan cdo sekonde, kane frike.

Kjo grua kerkon t’i jape fund kalvarit te vrasjeve, por sot kerkon qe shteti jo vetem t’i mbroje, por t’i kerkoje mundesi qe femijet e saj te jetojne nje femjeri qe po u mohohet.

Top Channel